Harrojeni velinën e Ermalit! Sofia e Arian Çanit trullos të ftuarit pa reçipeta

Në televizonet shqiptare nuk ka konkurrence vetëm mes moderatorëve por edhe mes velinave të cilat me veshje e sjellje provokuese rrëmbejnë vëmëndjen e publikut.

Pas largimit të Sofisë së parë të moderatorit të “Zonë e Lirë”, Arian Çani tha se tashmë nuk do të ketë një velinë të vetme.

Vajzat bukuroshe bionde që qëndrojnë në krahë të Çanit do të ndërrohen herë pas here, por për momentin le të qëndrojmë te Sofia që pamë dje në ekran.

Biondina bukuroshe, mbrëmë u ul në karrigen e Çanit, i cili i kërkoi që të maste kohën e debatit mes të ftuarve Artur Zheji, Vangjel Dule dhe Arjan Çuri.


Kamera fokusoi dekoltenë e Sofisë, e cila dukej mjaft elegante e veshur me të zeza, si një kod i veshjes së të gjitha velinave të “Zonë e lirë”.

Një dekolte e tillë të bën të mendosh se nuk ka veshur reçipeta, megjithatë asnjëherë nuk i dihet.

Rikujtojmë që vetëm pak ditë më parë velina e re e Ermal Mamaqit rrëmbeu vëmëndjen e publikut për shkak se u sopozua se ajo doli në skenë pa mbathje. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2017, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori