“Happy Eid Mubarak”-vajzat shqiptare që nuk zgjodhën mënyrën “e duhur” për të uruar festën sot (FOTO LAJM)

Padyshim që ditët e shënuara të fesë myslimane festohen në masë të madhe dhe nga shqiptarët, duke qenë se një pjesë e mirë e popullsisë tonë i përket këtij besimi fetar.

Por ndërkohë që në ditë si e sotmja, rrjetet sociale mbushen me urime të thjeshta, ku për shembull thueht fjalia standart “Gëzuar Kurban Bajramin” ose dërgohen në mesazhe ato urimet me video dhe foto, që më shumë se të pasakata janë të bezdisshme, bëhen dhe ca “urime” të tjera, për të marrë 10 komente më shumë, apo se nuk mendojnë dot “caption” tjetër për foton e rradhës në Instagram.

Kështu është dhe rasti i disa prej vajzave të njohura të shoëbiz-it tonë. Për shembull, Nora Istrefi, në postiimin që bëri sot në Instagram, përveç faktit që shkruajti “Happy Eid Mubarak” që përkthehet “Urime Urime Bajramin”, e shoqëroi me foto e veshur me fustan të shkurtër të kuq që nuk lidhej drejtpërdrejt me këtë festë.

Edhe Bleonës nuk ja ka thënë njeri që shprehja “Eid Mbubarak” përkthehet Gëzuar Bajramin, dhe shkruajti gjithashtu “Happy Eid Mubarak”, bashkangjitur me këtë foto nga plazhi që ndodhet në galerinë e mësipërme.

Beatrix Ramosaj urimin e saj e bëri piëkrisht me këtë foto, por pasi e kuptoi “gabimin” e ndryshoi caption-in.

Nuk po themi se është e ndaluar të urosh Bajramin me këto foto, as nuk po gjykojnë njeri (pak po), madje këto vërejtje nuk janë as në kuadër të rregullave të fesë myslimane (që normalisht me fotot e postuara bien ndesh), por gjithsesi as normale nuk është.

Nisur nga fakti që është një festë e shenjtë për njerëzit që besojnë dhe duhet respektuar si e tillë beson ose jo, urimi mjafton të bëhet me zemër dhe sa më i thjeshtë nëse do, dhe jo sa për të postuar një foto nga pushimet në Instagram apo për inerci se e bëjnë të tjerët. E për ti dhënë fund arsyeve, edhe Fjolla Morina e uroi si në foton e fundit të galerisë.
Shtuar më 11/08/2019, ora 23:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori