Hana e Mozzikut dhe Loredanës hedh hapat e parë, video do iu kënaq (VIDEO)
Në muajin dhjetor të vitit 2018, Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë.

Në jetë erdhi një vajzë, të cilën ata e pagëzuan me emrin Hana.

Tani vogëlushja jeton me të ëmën në Zvicër dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon me të.

Mami Loredana, here pas here publikon në rrjetet sociale foto ose videoHanës dhe të gjithë jemi dashuruar pas saj.

Pak më parë reperja ka publikuar videon më të ëmbël dhe tregon se sa është rritur vogëlushja.

Tani ajo ka nisur të hedhë hapat e para, pavarësisht se ende ka frikë të shkëputet plotësisht.

Edhe pak ditë na ndajnë nga ditëlindja e Hanës, kështu që jemi duke pritur se çfarë surprize do të kenë përgatitur prindërit e saj.
Shtuar më 09/12/2019, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori