Hamilton: Nuk do bëhem reper
Lewis Hamilton ka lënë përfundimisht karrierën muzikore pa e nisur mirë. Piloti i Mercedes GP në Formula 1, i cili të dielën përfundoi garën e Australisë në vendin e pestë, ka punuar me reperin Angel vitin e kaluar për disa këngë, por ka pranuar se nuk do të kthehet më në studion e regjistrimit.

"U mora pak me rep së bashku me Angel vitin e kaluar, por ishte vetëm për qejf. Nuk e kisha seriozisht", theksoi një herë kampioni i Botës në Formula 1.

"Nuk do të bëj muzikë dhe nuk do të bëhem reper sepse unë jam një pilot i Formulës 1", shtoi britaniku, i cili është i lidhur me këngëtaren Nicole Scherzinger. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2013, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori