Shërbimi meteorologjik ushtarak ka njoftuar se dita e nesërme, e enjte, 20 gusht 2020 do të jetë e kthjellët me vranësira kalimtare në orët e mesditës.
Ndonëse gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme moti ishte me shira të dendur, sot dita ka vijuar po ashtu e kthjellët dhe duke se tashmë ditë me diell na presin.
Temperaturat pritet të shkojnë nga 31 deri në 33 gradë celsius.
“Dita e enjte parashikohet me mot të kthjellët, vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era nga veriperëndimi me shpejësi 1-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 12-18m/. Valëzimi i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
vendet malore 17°C deri në 31°C
vendet e ulëta 19°C deri në 35°C
vendet bregdetare 18°C deri në 33°C”, njofton SHMU.