Hakmarrje ndaj Bieber? Romancë mes Bloom dhe Gomez (FOTO LAJM)

Duket si një hakmarrje që po ndodh mes Selena Gomez dhe Orlando Bloom, kundrejt ish të dashurve të tyre. Ndonëse në mediat rozë është përfolur për një romancë mes tyre, ata asnjëherë nuk e kanë pranuar, por tashmë fotot flasin më shumë se fjalët.

Orlando Bloom dhe Selena Gomez janë fotografuar së bashku në aeroportin e Los Anxhelesit. Për të shmangur aparatet fotografikë, ata janë treguar mjaft të kujdesshëm.

Aktori dhe këngëtarja pritet të jenë së bashku në “We Day” në Kanada. Së fundmi Selena bëri me dije ndarjen nga Justin Bieber. Ky i fundit dhe Bloom u vendosën në qendër të vëmendjes muajt e verës, pas një zënke në Ibiza e ku shkak ishte Miranda Kerr. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2014, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori