Hajde shqipe, a do të bashkohen divat shqiptare për këngën e shekullit
Rita Ora ka folur në një intervistë për bashkëpunimin që Bebe Rexha ka kërkuar nga shqiptaret: Të gjitha jemi shqiptare dhe ky bashkëpunim do të ishte një moment magjik!

Bebe Rexha para pak kohësh ka bërë një kërkesë publike për këngëtaret shqiptare me famë nëpër botë.

Ajo ka përmendur Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max, duke shkruar në statusin në Twitter se ato duhet të bashkëpunojnë në një këngë.

E të gjitha kanë reaguar me anë të komenteve, duke qenë të pajtimit që të bëjnë këngën bashkë, megjithëse prej asaj kohe nuk kanë bërë ndonjë konfirmim.

Dua është pajtuar që të fillojnë menjëherë, duke shkruar: "Hajde shqipeee", ndërsa Rita ka shkruar se i respekton të gjithë këto vajza dhe një këngë bashkë do të ishte një gjë shumë e mirë.

Këtë herë është Rita e cila ka folur e para në një intervistë ku është pyetur për bashkëpunimin dhe nëse kanë filluar punën për këngën për të cilën është përfolur shumë.

Rita është përgjigjur: “Nuk kemi filluar punën për bashkëpunimin akoma, por do t ishte shumë mirë pasi ne jemi të gjitha shqiptare dhe sigurisht se do të ishte një moment magjik për shqiptarët.”


Shtuar më 12/03/2019, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori