Hailey postoi një foto në Instagram dhe fjalët duken si dedikim për ish-in e Justin Bieber (FOTO LAJM)

Pas publikimit të këngëve të reja të Selena Gomez, duket se gjërat nuk janë më njësoj.

Në rrjetet sociale ka nisur një ‘luftë’ e heshtur midis Selenës dhe Hailey dhe çdo gjë që vajzat publikojnë duket sikur e kanë me tendencë.

Pak më parë Hailey ka publikuar në Instastory një foto ku thotë: “Ti shpreson që unë të rrëzohem ndërsa unë po lutem që ti të çohesh në këmbë. Nuk jemi njësoj”.

Duke qenë se për momentin Hailey po kalon ditët më të mira të jetës së saj dhe Selena nuk është në momentet e saj më të mira, nuk përjashtohet mundësia e një dedikimi online.

Kujtojmë se në muajin shtator Justin dhe Hailey celebruan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni shumë të fshehtë.
Shtuar më 06/11/2019, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori