Shpërndanin lëndë narkotike në Berat dhe Kuçovë, arrestohen 4 të rinjtë, policia u gjen armë

Një grup kriminal që shiste lëndë narkotike cannabis sativa në doza, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë, ëstë goditur nga policia, tekjsa janë arrestuar 4 pjesëtarë të tij, Jurgen Kollçaku, Gjergji Braha, Kleo Doko dhe Sherif Isaj.

Nga hetimet dymujore me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vëzhgimi”, u kapën dhe u vunë në pranga Kollçaku, 23 vjeç, Braha, 26 vjeç dhe Doko 18 vjeç, të tre banues në Kuçovë, si dhe shtetasi  Sherif Isaj, 19 vjeç, banues në Berat.

Bëhet me dije provat e siguruara nga ky operacion, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se vepronin në kuadrin e një grupi kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë.