Habitet rrjeti, Bujar Qamili dhe Luana Vjollca sjellin këngën e re
Prej kohësh moderatorja Luana Vjollca dhe këngëtari i njohur Bujar Qamili kanë lajmëruar se do të sjellin një bashkëpunim. Ajo ka lajmëruar këngën e re nëpërmjet postimeve të ndryshme në profilin e saj në Instagram, ku ka treguar look-un që do të mbaj në kilp.

Pak minuta më parë është publikuar edhe kënga që është një ripunim i këngës së njohur ‘Mi dhe flakë mallit tim’, e kënduar përpara disa vitesh nga Bujar Qamili.

Luana është shfaqur shumë ndryshe këtë herë dhe ka guxuar duke provuar të këndojë edhe këngë të këtij zhanri shkruan xing.al.

Në një klip të mbushur plotë me ngjyra, Luana ka shkëlqyer me pamjen e saj super seksi dhe sigurisht shihet që zëri i saj dhe i Bujar Qamilit ndërthuren mjaft mirë. Me siguri kënga e tyre do të kthehet në hitin e verës.
Shtuar më 08/06/2018, ora 20:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori