Habit Veseli: Jetoja në një shtëpi me mamin dhe gruan e babit
Pëlqej
Vesel Kurtishaj, i shkëputur prej kohësh nga vëmendja mediatike, ceku sërish historinë e veçantë të familjes së tij, për të cilën gjatë kohës kur ishte pjesë e Big Brother tregoi se “kishte jetuar me mamin dhe gruan e parë të babait”. Pasditen e sotme te “Rudina”, fituesi i Big Brother 8 u shpreh se “nuk i vjen turp të flasë hapur për këtë temë”.

“Fëmijërinë e kam një film me metrazh të shkurtër, jo të lehtë. Babai ka ndërruar jetë kur isha në moshën 7-vjeçare. Jam rritur në shtëpi me dy mbretëresha, njëra është mami dhe tjetra është gruaja e parë e babit. Jam mësuar ta thërras gjyshe, jam rritur duke e thirrur kështu. Tani që e kujtoj, as kohën kur e kam marr vesh që ajo ishte gruaja e parë e babit nuk e mbaj mend. Dashuria për të ka qenë e njëjtë me dashurinë për mamin. Të parën puthja gjyshen, pastaj mamin. I thoja asaj të parës ‘Mirëmëngjes’...”

Më tej vazhdon:

“Asaj i ka vdekur një djalë dhe kjo ka qenë arsyeja pse babi është "detyruar" të martohet prapë. Babi kishte 2 fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Djali ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në Zvicër. Nisur nga koha e atëhershme, familja duhet të kishte me patjetër një djalë. Prandaj martohet me mamin, e cila ishte 8-9 vite më e re se vajza e babit me gruan e parë. Sot ne jemi 3 vëllezër. Për mua nuk ka pasur gjë më të rëndësishme në jetë sesa kur më thoshte gjyshja që ‘më keni hequr mërzinë e vdekjes së djalit’. Kjo ka qenë gjëja më e rëndësishme për mua shkruan klantv.”

Veseli i konsideron ato gra të jashtëzakonshme që në kanë arritur të ndërtojnë një marrëdhënie të rrallë referuar rrethanave. “Të kisha më shumë se nënë,” shkroi ai disa vite më parë kur "gjyshja” u nda nga jeta.
Shtuar më 14/02/2019, ora 08:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori