Habit Silva Gunbardhi: Do kisha bërë 10 fëmijë po mos të kisha halle
Këngëtarja Silva Gunbardhi është ftuar në emisionin “Chic” në Neës24, ku ka folur hapur e pa dorashka për karrierën e saj por edhe djalin, Dalvin dhe bashkëshortin Dafin.

Gjatë intervistës ajo foli për djalin e saj dhe tha se momentet më të, janë më të bukurat në jetë.

“Djali është kënga më e bukur e jetës sime. Unë nuk fle shumë dhe djali më ngjan mua dhe ai është shumë i gëzuar kur më ka pranë.”- tha Silva.

Nëse ka ndërmend një vëlla ose motër për djalin, Silva tha se projekti i radhës do jetë muzikor.

Shumë hapur, këngëtarja tha se po të mos ishte për punën dhe linjat fizike do i kishte bërë 10 fëmijë.

Projekti i radhës është muzikor. Më shqetëson puna shumë dhe linja. Se po të mos ishte për këto të dyja do i kisha rreshtuar nja 10”, tha Silva. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2017, ora 08:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori