Mimi Kodheli: Burri im donte një brune, jo mua
E ftuar së fundmi në emisionin "Soiree" ishte deputetja e njohur shqiptare Mimi Kodheli. Ajo ishte një ndër bjondet e shumta të ftuara në panel, në kuadër të temës për bjondet të diskutuar mbrëmjen e kaluar.

Gjatë bisedës, Kodheli u shpreh se bashkëshorti i saj preferonte një tjetër vajzë në rininë e tij, mirëpo përfundoi duke u martuar me deputeten.

"Të gjithë popujt kanë një shprehje, kurrë mos thuaj kurrë. Mesa kam kuptuar vonë, bashkëshorti im ka preferuar një brune me dimensione mesdhetare, jo shumë të gjatë, me forma. I ra nje bionde, jo mesdhetare"- rrëfeu ajo.
Shtuar më 24/01/2019, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori