E bërë e njohur nga "The Voice of Albania",
Venera Lumani është kthyer në një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe shumë të komentuara, sidomos historia e saj e dashurisë me Lind Islamin.
Çifti ishin të ftuar sot në emisionin radiofonik "You & me" në NRG Radio ku kanë treguar si ndodhi
puthja e parë mes tyre.
Lindi zbuloi se janë puthur nga liqeni, ndërsa
Venera e nisi historinë nga fillimi.
"Ishte ndër herët e para që une po vija dhe po rrija në Tirane, dhe ne në Shkup zakonisht bëjmë këtë gjë: takohemi me shoqërinë në
park, pimë, hamë dhe pastaj ikim në club. Pas clubit kur na hahet prapë, blejmë për të ngrënë dhe shkojmë përsëri në
park, dhe une thosha: ku ka një
park ku rrinë të rinjte dhe faktikisht na erdhi vetëm liqeni në mendje. Pastaj i mora vesh këto historitë e liqenit",
tregoi ajo shkruan xing.al.
Venera u shpreh se
puthja mes saj dhe Lindit erdhi natyrshëm, por diçka i pengonte. "Me hunden kemi pasur probleme…deri në momentin kur
bëra operacionin",
tregoi duke qeshur këngëtarja.
Shtuar më 09/03/2018,
ora 21:54