Habit këngëtarja: Kam një djalë 20 vjeç, i jam bërë nënë dhe baba
Pëlqej
Këngëtarja Alida Duka, e ftuar në emsionin ‘Xing me Ermalin’, ka rrëfyer për herë të parë se ajo është nënë dhe ka një djalë 20-vjeçar të quajtur Anxhelo, me të cilin jeton e vetme në Gjermani pas ndarjes nga i ati i djalit.

E pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi në lidhje me marrëdhënien me të birin, Alida u shpreh: ‘Me djalin marrëdhënien e kemi si shok dhe shoqe’.

‘Me Anxhelon unë kam luajtur edhe rolin e mamasë edhe të babait dhe duhet të tërhiqja dhe të lëshoja, sepse e kam rritur vetëm. Ka qenë shumë e vështirë sepse kam qenë e vetme në një vend të huaj.’-rrëfeu këngëtarja.

Ajo njihet edhe si motra e këngëtarit Stine.
Shtuar më 07/10/2017, ora 23:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori