Habit këngëtari i njohur shqiptar: VIP-at gënjejnë, unë kam 4 kredi

I shohim në videoklipe, e në rrjetet sociale dhe ndihemi xhelozë.

Xhelozë për karrierën e xhelozë për gjendjen ekonomike.

Por si duket vipat shqiptarë na kanë gënjyer!

Robert Berisha i ftuar në emisionin "Fol shqip Show", ka treguar se të famshmit shqiptarë që pretendojnë se janë të pasur, në të vërtetë nuk janë të tillë.

Ai nuk ka folur vetëm për ata, por ka treguar se edhe vetë ai ka 4 kredi për të shlyer.

"Ashtu si i fitojnë, ashtu edhe i harxhojnë.

Të gjithë janë të mbytur në borxhe si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri",-është shprehur Roberti. /albeu.com/

Shtuar më 08/10/2017, ora 13:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori