Habit këngëtari i njohur, së shpejti sjell këngën "Baxhellë"
Të gjithë e njohnin këngëtarin dhe kompozitorin e njohur Gjergj Leka i cili më shumë sesa për muzikën njihet për tipin e tij shumë të drejtëpërdrejtë dhe ndonjëherë arrogant.

Por Gjergji ka vetëm pak kohë që ka paralajmëruar për një këngë të re, titulli i të cilës do jetë "Baxhellë".

Nga teksti duket sikur kompozitori e ka personale me dikë nga showbizz-i shqiptar, por gjithsesi ky është thjesht një hamendësim.

Ai ka postuar tekstin në faqen e tij në Facebook dhe shkruan:

“BAXHELLA
Ti u linde në një baxho
në lëndinën lart mbi mal
kurrë nuk deshe te studioje
ndaj me zor i lidh dy fjalë…
Shum’ e re ishe kur njohe
një ezmer,një djal’ azgan
Rriste bimë, kish gomone
ndaj me djersë vuri paran’.
Bukurin’ ta fali bjeshka
ndaj dhe shkolla s’duhej fare
shoku i zemrës me gomone
Ty të bëri këngëtare.
Ti u linde në një baxho
ndaj BAXHELLË të thërret yt vëlla
të gjithë fansat na i çmende
me të bukurën tallava!
Ti u linde në një baxho
ndaj çdo javë një hit na sjell,
të gjithë fansat na i çmende
ndaj këndo,këndo BAXHELLË!
Ah, sa shpejt iku rinia
gjoks e vithe ikën, vanë,
iku shoku me gomone
dhe mbi supe hallet ranë.
Mos u tremb baxhella jonë
ti gjithë meshkujt bën për vete,
fol me fansat, ku i dihet?
ndoshta zgjidhesh deputete…
Gjergj Leka”. /albeu.com/
Shtuar më 25/07/2017, ora 11:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori