Habit Fero: Jam djal familjar, punoj për bukën e gojë
Reperi shumë i komentuar në media, si për këngët e tij që kthehen në hite, sherret, jetën private, Fero është i ftuar në “Xing me Ermalin”.

Fero është shumë komentuar shumë për diss-et që u bën reperëve të tjerë apo në sherret që është përfshirë me ta. Gjatë intervistës, ai tregoi se kjo është puna e tij dhe me këtë fiton bukën e gojës.

“Unë muzikë bëj për nevoja të miat. Si njerëzit që çohen, shkojnë në punë, punojnë për të fituar para që t’i çojnë në shtëpi, për të mbajtur familjet e tyre, edhe unë e kam muzikën bukë goje. Unë nuk e bëj për inatin e dikujt. Unë bëj muzikë për qejf dhe bëj diss-e si amerikanët. Jam djalë shumë i mirë, familjar”, u shpreh Fero.
Shtuar më 24/03/2019, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori