Habit Armina Mevlani, jo vetëm që blen rroba të përdorura por edhe ka qarë për to (FOTO LAJM)

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, ishte sot në një lidhje me skype në emisionin “Shqipëria Live”. Ajo ka shprehur hapur se blen rroba të përdorura dhe se nuk e ka problem fare.

Madje Mevlani ka zbuluar një ndër eksperiencat e saj në tregun e rrobave të përdorura në Los Angeles.

“Kur isha në Los Angeles në një dyqan të “Vintage” pëlqeva shumë një fustan të viteve ’50, por nuk e mora dhe kur pashë një vajzë që e mori fillova të qaja. Kur ka pasur gjëra që më kanë pëlqyer e kam blerë, nuk më ka bërë përshtypje që kanë qenë të përdorura. Ato kanë një farë vlere, mund ta kem marrë edhe për ta pasur si vepër arti”, tha Armina.

Kjo e fundit tregoi gjithashtu se kur i pëlqen diçka shumë nga “second hand” e merr dhe nuk e ka fare problem.

“Ka gjëra që nuk i gjej në vende të tjera dhe kanë histori. Kanë një fare vlere. Nuk i blej vetëm që ti vesh, por edhe ti kem në gardërobë”, tha blogerja.

Shtuar më 04/11/2020, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori