Gymyshi përfundon procesin e divorcit
Aktorja Songül Öden ka përfunduar edhe procedurat gjyqësore pas divorcit që i bëri bashkëshorti i saj Canberk Uçucu.

Aktorja e njohur nga shqiptarët me emrin Gumus nuk e ka zgjatur më shumë se 5 vite martesën e saj me Canberk Uçucu i cili pas xhelozisë ndaj bashkëshortes pikërisht pas afërsisë së saj me aktorin e njohur Kivanc Tatlitug (Mehemet), partner në serialin Gymysh kërcënoi në media se do të vrasë bashkëshorten e tij, Songül Öden.

Kjo deklaratë i kushtoi ish-bashkëshortit të saj shtatë muaj dënim me burg, pesë vjet të mos i afrohet bashkëshortes, si dhe 5 mijë euro. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2013, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori