Gucci bën bashkë Encën dhe Morenën, çfarë po kurdisin?

Gucci sapo ka nxjerrë në treg një palë atlete të reja të mbuluara me gur dhe mesa duket kaq ka mjaftuar për ti injektuar VIP-et shqiptare.

Të dyja këngëtaret kanë postuar në story në profilet e tyre në Instagram atletet e firmës së njohur në dy ngjyra të ndryshme.

Me një kërkim të thjeshtë në faqen zyrtare të markës ndërkombëtare, është zbuluar se çmimi i atleteve të shumëpëlqyera shkon në 900 dollarë.

Kjo nuk është hera e parë që të dyja vajzat blenë rroba dhe aksesorë me cmime të kripura pasi shpeshherë janë vënë në vëmendje për jetën luksoze. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2019, ora 22:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori