Grushta dhe lot në festivalin e Kanës, shpërthen çifti (FOTO LAJM)

Brooklyn Beckham dhe e dashura e tij Hana Cross kanë sjellë dramën e parë në Kanë.

Rojet e sigurisë thuhet se u detyruan të ndanin Brooklyn dhe të dashurën e tij pasi ajo e sulmoi atë gjatë Festivalit të Filmit.

20-vjeçari dhe e dashura e tij, 22-vjeçare, po shijonin një drekë dhe po pinin shampanjë në hotelin Martinez kur shpërtheu debati, sipas “The Sun”.

Dëshimtarët thonë se dëgjuan ulërima dhe të qara. Hana u përball me Brooklyn duke e qëlluar me shpullë dhe siguria hyri brenda për t’i ndarë.

David dhe Victoria u kontaktuan menjëherë dhe u raportuan për incidentin.

“Nuk është çudi që ata janë të shqetësuar seriozisht për marrëdhënien toksike të çiftit dhe nga e gjithë kjo dramë publike poshtëruese”.

Shkak për zënkën besohet të kenë qenë argumentet rreth profilit të Brooklyn si një Beckham, ndërsa thuhet se ai bëhet xheloz shumë shpejt.

Ata tanimë i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit.
Shtuar më 26/05/2019, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori