Pak orë nga “El Clasico”, Barcelona “thumbon” Real Madridin me një foto (FOTO LAJM)

Barcelona dhe Real Madridi, si rrallë herë do të ndeshen së bashku në kuadër të një ndeshje miqësore.

Në Las Vegas ndeshja do të nisë në orën 05:00 të mëngjesit më orën tonë, një orar aspak i përshtatshëm për futbolldashësit në Evropë.

Gjithësesi edhe pse miqësore, “El Clasico” është ndeshja më e shikuar në Evropë dhe një interes më të madh kanë nga kampi i Barcelonës për të parë yjet e rinj në fushë.

Pak orë para ndeshjes “katalanasit” kanë hedhur një “thumb” ndaj kundërshtarit të tyre duke postuar në Twitter një foto ku ata fituan me rezultatin 0-4 në “Bernabeu”./albeu.com


Shtuar 23.07.2022 21:04