Temperatuart deri në -6 gradë, si do të jetë moti të enjten

Për ditën e nesërme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike, ndikuar nga masa ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mëngjesit si dhe në relievet malore përgjatë ditës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri intensive me shpejtësi mesatare 3-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore erë tepër intensive dhe e fortë dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -6 deri 6°C
në zona e ulëta -3 deri 10°C
në zona bregdetare 2 deri 11° C

Për më shumë lajme nga moti klikoni këtu: https://albeu.com/moti/

 


Shtuar 2.02.2022 23:31

Tags: ,