Kuvendi gati për vendime! Konfirmohet zyrtarisht, Berisha mblodhi mbi 64.5 përqind të demokratëve

Ish-kryeministri Sali Berisha zyrtarisht ka mbledhur 4934 firma nga delegatët, ose 64.5 përqind të tyre, të cilët janë sot të pranishëm në “Air Albania”.

Kjo shifër kalon 1/4 të firmave që kërkon statusi I PD për ndryshime, duke e bërë rrugën e Berishës drejt PD shumë të lehtë.

Kjo shifër u konfirmua pas një procesi të gjatë skanimi me bar kode në hyrje të stadiumit nga Belind Këlliçi.

Këlliçi rikonfirmoi se PD ka në total 7646 delegatë dhe nga kjo shifër, 4934 prej tyre gjenden në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha.

Këlliçi: Në lidhje me numrin e thirrjeve që kanë kërkuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar nevojitet ¼ për të thirrur Kuvendin.

Numri total është 7646. ¼ është 1913 firma delegatësh. Sekretariati teknik më njofton se 4200 formularët e dorëzuar me firma janë të pranishëm në kuvend.

Numri i delegatëve që kanë thirrur Kuvendin, në zbatim të statutit deklaroj se ky kuvend është i thirrur ligjërisht sipas statutit të Kuvendit të Partisë Demokratike.

Numri i delegatëve që janë paraqitur sot 4934 delegatë. Duke qenë se numri është më i madh, deklaroj se Kuvendi ka kuorumin e ligjshëm sipas statutit të PD dhe ka aftësi të plotë vendimmarrje nga ky çast.

Pranë sekretariatit teknik janë paraqitur dy kërkesa që kërkojnë vendimmarrje nga kuvendi. /albeu.com/