Dy viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit dy qytetarë në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1.772 testime prej të cilëve u regjistruan 145 raste të reja.

Po ashtu ISHP bëri me dije se 216 persona janë shëruar nga koronavirusi.

Sakaq numri i përgjithshëm i personave të prekur me COVID-19 ka arritur në 14.600, numri i të shëruarve në 11.741 dhe numri i viktimave në 606.


Shtuar 2.09.2020 13:52