Ofendoi rëndë Mbappen në rrjetet sociale, 19-vjeçari rrezikon burg

Fyerjet e drejtuara në rrjetet sociale ndaj Kylian Mbappe mund t’i kushtojnë shtrejntë francezit 19-vjeçar pas penalltisë së humbur të sulmuesit francez në ndeshjen e fundit evropiane kundër Zvicrës.

Karim C. krijoi një profil të rremë në Twitter dhe shkroi: “ Ky zezak i ndyrë meriton të marrë 100 goditje me kamzhik dhe të shitet në Libi”.

Një fjali që nuk kaloi pa u vënë re dhe çoi në denocnim. Gjykata e Parisit kërkoi dje gjashtë muaj burg për djaloshin. Sipas “L’Equipe”, dënimi përfundimtar do të jepet më 8 shtator./ h.ll/albeu.com