Grida Duma vs. Arnida Çapi, ky ishte debati “hot” mes dy bukurosheve (FOTO LAJM)

Grida Duma pati një debat të flaktë me avokat Ngjelën gjatë mbrëmjes së djeshme në emisionin Opinion duke thumbuar gjithashtu edhe Arnida Çapin, avokate, ish-kandidate e partisë së Ngjelës në Tiranë.

Gjithçka filloi kur Spartak Ngjela iu drejtuar Gridës teksa ajo nuk po e lejonte të fliste duke i thënë: “E dija që Basha imitonte një femër kur fliste, por tani e kuptova që imiton Gridën”.

Duma nuk duroi, por ia ktheu flakë për flakë duke thënë: Shih më mirë ate avokaten tënde ti, duke nënkuptuar pikërisht Arnida Çapin.
Nuk zgjati shumë dhe avokatja iu përgjigj Gridës nëpërmjet një shënimi në Facebook. “Nuk e dija se të flitet për drogën të jepka efekte eksazie, po mesa duket kjo zonja pedagoge që fliska tek Opinioni paska kaluar në një gjendje të papërmbajtshme teksa, ndër të tjera, më referon jashtë kontekstit”, reagoi ajo. /Albeu.com/
Shtuar më 14/10/2016, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori