Përfshihet nga flakët karburanti në Durrës, detajet e para

Foto ilustruese

Një magazinë e një pike karburanti është pëfshirë nga flakët mesditë e sotme në Durrës.

Sipas policisë fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.

Zjarrëfiksja dhe policia janë nisur drejt vendngjarjes.

Njoftim policie

Magazina e një pike karburanti në Durrës është përfshirë ditën e sotme nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në lagjen nr.14 Durrës, ndërsa sipas policisë nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com