Gafa e Ministrisë së Mbrojtjes: E akuzoi si zjarrvënës, personi në video ishte zjarrfikës

Një person është filmuar teksa del nga një vatër e sapondezur zjarri në ishullin e Sazanit. Në një njoftim të shpërndarë për mediat Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se ai ishte autor i dyshuar i njërës prej zjarrvënieve në ishullin e Sazanit. Po ashtu thuhej se video dyshohet të jetë bërë nga punonjës të operacioneve të fikjes së zjarreve të cilët kishin zbuluar piromanin e ishullit të Sazanit.

Ndërkohë personi që shfaqet në video është zjarrfikës.

Ndër të tjera Ministria bëri me dije se policia ka nisur punën për kapjen e autorit apo autorëve të kësaj zjarrvënieje  që mori përmasa të mëdha.