Greta Koçi kërkon të dijë këngën që pëlqehet më shumë, ndjekësi: "Sa tkom dasht tbofsha m***" (FOTO LAJM)

Greta Koçi është një prej këngëtareve më të dashura në shoëbizin shqiptar. Ajo vodhi zemrat e gjithë shqiptarëve kudo ndodhen që pas fitores në festivalin e këngës "Top Fest 4" ku ishte vetëm 19 vjeç më këngën "Sa më lodhe".

Ndër vite, Greta ka sjellë shumë bashkëpunime por edhe këngë solo, dhe tashmë ka ardhur momenti kur ajo pyet ndjekësit se cila prej këngëve është e preferuara e tyre.

Me anë të një postimi në instagram, karshi fotos ku shfaqet veshur me të bardha Greta shkruan: "Cila kenge e imja ju ka frymezuar?! Cila ka qene kenga "e dashurise" ose e nje kujtimi ne jeten tuaj!??"

Komentet kanë qenë të shumta, ku ndër të preferuarat ka qenë bashkëpunimi i saj me këngëtarin Erion Korini "Kush ka faj", por edhe këngë të tjera si "Nuk jam jetime", "Më fal nënë" etj.

Nuk kishte se si të mungnte dhe një koment epik. Një ndjekës i shkruan: Kenga sa tkom dasht moj tbofsha m... duke i bashkangjitur një emoji duke qeshur.

Greta ende nuk ka reaguar lidhje me këtë koment, ose ndoshta thjesht nuk do t'i kushtojë rëndësi personave të tillë./albeu.com

Shtuar më 22/08/2019, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori