Grekët e shanë për shqiponjën, Eleni shpërthen ndaj tyre
Pëlqej
Këngëtarja Eleni Foureira e cila ka emigruar me familjen nga Shqipëria drejt Greqisë, ku dhe ndërtoi karrierën, këtë vit në Eurovision përfaqësoi Qipron. Por pasi bëri shqiponjën me Bushpepën, grekët e sulmuan.

Ndërkohë që Eurovizioni ka përfunduar dhe të gjithë po bëjnë analizat e rastit, Eleni ka folur për televizionin “Star TV”, duke treguar eksperiencën e saj të hidhur në lidhje me sulmin që iu bë pasi ajo bëri simbolin e shqiponjës së bashku me përfaqësuesin e Shqipërisë, Eugent Bushpepën.

“Gjithë këto emisione më bën mbeturin vetëm që të nxirrnin ndonjë lajm kryesor, duke mbështetur disa lajme të pavërteta. Më shokoi shteti që unë dua, që kaq papritur të kthehen të gjithë kundra meje. Kjo më lëndoi më shumë. Asnjëri nga ata racistë që dikur më bën të ndjej turp dhe të kem frik të them se kush jam në të vërtet, nuk do më bëjnë të urrej Greqinë”, ka rrëfyer Eleni për mediat greke.

Një ndër gazetarët e “Star Tv”, i cili ishte i pranishëm në grupin e Elenit në Portugali ka treguar se këngëtarja shqiptare i përjetoi shumë keq.

“Të gjitha ato komentet negative që dëgjuam ndikuan shumë keq tek Foureira dhe shumë njerëz në Portugali pyesnin se përse grekët duhet të reagonin në atë mënyrë dhe arsyeja se përse ne gazetarët nuk i bëmë asnjë pyetje Elenit në lidhje me këtë temë, ishte sepse këngëtarja ishte në një gjendje shumë të rënduar psikologjike.

Një ditë të tërë ajo u mbyll në dhomën e saj dhe nuk pushonte së qari nga komentet e këtyre racistëve. Ajo foto është bërë edhe nga Dua Lipa dhe nga Rita Ora dhe nuk kishte lidhje fare me ato tema që u përfolën në Greqi”, ka treguar gazetari i “Star Tv”.
Shtuar më 17/05/2018, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori