Grandiolës nuk i pëlqen loja që bën Liami
“Mua nuk më pëlqen loja e Liamit brenda shtëpisë. Ai organizon të tjerët dhe nuk përballet vetë në konflikte. Por, duhet të them që nga jashtë Liami më pëlqente për shakatë që bënte”, theksoi Grandiola banorja që doli mbrëmë nga BB, e cila ishte e ftuar në emisionin ‘Fan Club’.

Mbi arsyet e largimit nga loja, ajo shpjegoi: “Më thanë pse nuk u hapa më shumë. Kjo ndodhi ndoshta nga fakti se hyra me vonesë dhe ishte e vështirë të kuptoheshin banorët e shtëpisë.

Unë isha më e mbyllur dhe nuk merrja pjesë shumë në debate sepse nuk më dukeshin të rëndësishme zënkat për cigare, por kur hapeshin tema të ndryshme unë gjithmonë kam marrë pjesë, gjithmonë kam folur pa bërtitur.”

Për Françeskën, Grandiola tha është shumë e pjekur për moshën që ka.

Në lidhje me banorët që ishte më shumë e lidhur në shtëpinë e Big Brother ajo nënvizoi se Edgari, Ermali dhe Graciano kanë qenë të preferuarit e saj.
Shtuar më 29/04/2012, ora 17:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori