Katy Perry i kishte dizenjuar thonjtë e saj si një foshnje me ngjyrë pink të lehtë. Manikyristi i saj kishte preferuar t`i vendoste ngjyrën pink të lehtë Katy Perry për të treguar tek gishtat e saj një shije të hollë me hije trëndafili duke e kombinuar me
fustanin e saj femëror të Valentinos. Ndërsa këngëtarja Kacey Musgraves e cila kishte veshur një fustan të Armanit i kishte dizanjuar thonjtë e saj me një ngjyrë lejla të lehtë dhe me një grimcë ngjyrë ari klasike.
Figurat e Rita Ora –ës në thonjtë e saj të ndryshme nga njëri gisht në tjetrin përbënin një kontrast me
fustanin e saj të sostifikuar Lanvin. Megjithatë, ajo i kishte kombinuar thonjtë mjaft bukur me unazat e saj Lorraine Schwartz. Çdo gisht paraqiti një dizajn të ndryshëm, duke përfshirë edhe një logo të batman, një zemër, një fytyrë të qeshur si dhe logon e mustaqeve.
Këngëtaret e tjera që u paraqitën në tapetin e kuq të
Grammy Awards ishin Paris Hilton me thonjë të lyer me xixa ari, Colbie Caillat me thonjë të bardhë duke bërë një kontrast me
fustanin e saj ngjyrë të kuq, Miranda Lambert me thonjtë e saj ngjyrë ari të kombinuara me
fustanin e saj të kuq dhe Anna Kendrick me thonjtë e saj në lejla të lehtë. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2014,
ora 16:32