Grabitja e Parisit "fundos" Kim-in, ja sa milionë dollarë humb nga rrjetet sociale
Rrjetet sociale janë padyshim një anë e përfitimit ekonomik për Kim Kardashian, ku përmes postimeve të shumta ajo gjeneron të ardhura të jashtëzakondshme. Por për fat të keq, zmbrapja këto kohë larg rrjeteve sociale, për një kohë të shkurtër asaj do ti sjellin humbje kolosale të të ardhurave.

Grabitja e Parisit e kanë lënë me pasoja yllin e show-bizzit, ndërsa ka marrë një vendim të rëndësishëm për të qëndruar larg rrjeteve sociale.

"Marka e njohur Kim gjeneron të paktën 1 milion dollarë në muaj vetëm nëpërmjet postimeve të përgjithshme në rrjetet sociale", ka deklaruar këshilltari financiar për "People".

Mos postimi i fotove dhe videove në rrjetet sociale, i kanë sjellë një dëm mjaft të madh ekonomike Kim Kardashian. Çdo postim i Kim në rrjetet sociale arrin vlerën e 20 mijë dollarëve nga kontrata e saj për postimet e sponsorizuara. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2016, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori