Grabitet për herë të tretë banesa e këngëtares Cyrus
Miley Cyrus ka qënë në fokus të mediave për shkak të lidhjes së fundit, por edhe për shkak të abuzimit me drogën. Së fundmi ajo ka rënë pre e një vjedhje, duke i plaçkitur banesën. Grabitja ka ndodhur në muajin dhjetor, por këngëtarja e ka mbajtur të fshehtë këtë fakt. Ky rast shënon të tretin në radhë për grabitjen e shtëpisë.

Sipas sajtit “TMZ”, në banesën e këngëtares janë marrë një sërë sendesh me vlerë, gjatë kohës që ajo nuk ishte në shtëpi. Mes gjërave të vjedhura është edhe karta e saj e kreditit. Si përgjegjës për ngjarjen, policia ka arrestuar Rusty Edward Sellner, i cili i ka mohuar akuzat.

fundmi, në rrjetet sociale qarkullonte një foto ku ajo po merrte drogë. Ky nuk është rasti i vetëm, pasi paparacët e kanë kapur shumë shpesh mat duke marrë drogë. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori