ZYRTARE/ UEFA shtyn edhe një tjetër kompeticion

Komiteti ekzekutiv i UEFA ka konfirmuar që kampionati i femrave Euro 2021 është shtyrë për vitin 2022.

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin tha: “Kur duhej të merrnim një vendim urgjent për shtyrjen e UEFA EURO 2020, gjithmonë kemi pasur mendimin se si do të ndikojë te femrat Euro 2021”.

Po ashtu presidenti përveq tjerash ka thënë që po e lëvizin këtë garë në vitin e ardhshëm në atë kohë kur do ta ketë vëmendjen që duhet ta ketë.

Pandemia Covid-19 bëri që datat e parapara për gara të shumta të ndryshojnë.


Shtuar 23.04.2020 11:49