Gomez: I jam nënshtruar kemioterapisë (FOTO LAJM)

Dy vite më parë, për Selena Gomez qarkulluan shumë thashetheme për shkak të ndonjë varësie, por ja që tashmë këngëtarja ka nxjerrë në shesh të gjitha të vërtetat. Pavarësisht se përfaqësuesit e saj arritën mjaft mirë të mbulonin problematikën e saj shëndetësore, ajo flet tashmë për problemet shëndetësore që ka kaluar.

Gomez ka zbuluar se arsyeja pse ajo mori një pauzë në muzikë rreth dy vite më parë, ishte sepse i'u desh t’i nënshtrohej kemioterapisë pasi ishte diagnostikuar me lupus. Kjo është hera e parë që 23-vjeçarja flet për luftën me sëmundjen autoimunitare nga e cila është prekur rreth dy vite më parë. “Kjo ishte arsyeja e pauzës sime. Mund të kisha pësuar një infarkt,” ka thënë artistja për “Billboard”.

Ajo ka shpjeguar se për shkak të sëmundjes, në vitin 2013 dhe 2014 është detyruar të anulojë turin e saj në Azi dhe Australi. Gjatë kësaj kohe, u përfol se ajo mund të ishte në rehabilitim për shkak të ndonjë varësie. "Doja aq shumë të thoja: "Ju nuk i'a keni idenë. Unë jam në kemioterapi. Jeni maskarenj". Nuk e shihja dot veten derisa m'u rikthye vetbesimi dhe ndihesha rehat", ka thënë këngëtarja. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2015, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori