Goca gjeni një të dashur si Anwar, shihni ç'thotë për Duan pas performancës (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ishte përzgjedhur për të hapur një nga eventet më të mëdha të vitit në muzikë, MTV EMA, që u mbajt në Qendrën e Konferencave dhe Ekspozitës FIBES, në Spanjë.

Dua elektrozoi skenën teksa performonte këngën e saj më të re “Don’t start noë” dhe e gjithë vëmendja ishte tek ajo.

24-vjeçarja dhuroi një super spektakël dhe u bë kryefjala e mbrëmjes.

Pas performancës, Dua ndërroi veshjen e saj dhe shkoi pranë të dashurit, Anëar Hadid, i cili i dhuroi një puthje në faqe për ta përgëzuar partneren e tij.

Mirëpo, Anwar s’ka rezistuar dot pa i ndarë edhe disa fjalë për Duan në InstaStory-n e tij.

20 vjeçari publikoi një foto të partneres gjatë performancës së mbrëmshme, duke treguar se sa krenar ishte ndjerë për të.

“Kaq krenar për këtë vajzë të bukur! Shumë punë dhe shpirt! Shkojmë!”- janë fjalët e Hadid për Dua Lipën, fjalë që na bënë të gjithave të ëndërrojmë për një të dashur si ai!

Shtuar më 04/11/2019, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori