“I kemi parametrat të shpallemi kampion”, Duro: Duhet ta nisim ndaj Luftëtarit

Pas dy javësh përgatitje në Antalia, ekipi i Kukësit i drejtuar nga Shpëtim Duro është gati të rinisë kampionatin dhe të tentojë objektivin madhor që është titulli.

Ndeshja e parë zyrtare për këtë vit, për verilindorët është ajo me Luftëtarin, në Gjirokastër. Duro në një prononcim për “Top Chanell”, ka folur për këtë sfidë dhe jo vetëm.

“Nëse duam që të fitojmë kampionatin, duhet ta nisim nga Gjirokastra. I kemi të gjithë parametrat që ne të shpallemi kampion”, shprehet Duro.

Ndërkaq për faktin se ndeshja do të luhet në “Air Albania Stadium”, trajneri thotë: “Është një emocion shumë i madh për mua që kam kaluar një jetë si futbollist dhe trajner në ‘Qemal Stafa’ dhe tani do të luajmë në këtë impiant modern”.


Shtuar 18.01.2020 21:27