VIDEO/ Shembet ura në Brazil, 100 kalimtarë përfundojnë në lumë, nëna dhe foshnja ende të zhdukura

Një nënë dhe foshnja e saj një-vjeçare janë zhdukur dhe është rritur mundësia se mund të kenë vdekur, pasi një urë me mbi 100 kalimtarë rasti është shembur në Brazil.

Shembja e urës ndodhi derisa pjesëmarrës të shumtë që kishin shkuar për të marrë pjesë në karnavalet e Brazilit, po kalonin në urën mbi lumin Mampituba.

Momenti i shembjes së saj është kapur nga një grup i kalimtarëve të rastit, ku shihen se kabllot e çelikta fillimisht këputen dhe më pas shembet e gjithë ura.

Që të gjithë personat që ishin në urë, kanë përfunduar në lumë, ndërsa një nënë dhe foshnja e saj akoma po konsiderohen si të zhdukura. Sipas ekipeve të shpëtimit dyshohet se kanë vdekur, por akoma nuk janë gjetur trupat e tyre./Albeu.com/


Shtuar 23.02.2023 08:18