Gjyshja e Çiljetës shkrin së qeshuri publikun: Kur unë kaloja, të gjithë kthenin kokën
E ftuar këtë të shtunë në emisionin e humorit 'Xing me Ermalin' do të jetë këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga. Këtë herë ajo nuk ka ardhur vetëm, por e shoqëruar nga gjyshja e saj super moderne.

Gjatë bisedës në studio, gjyshja e Çiljetës zbuloi se kur ishte në moshë të re, ishte një vajzë shumë e bukur, saqë të gjithë kthenin kokën për ta parë.

“Kur kaloja unë rrugës, edhe plakat thonin mashalla”- u shpreh ajo.

Teksa Ermal Mamaqi i ka kërkuar Çiljetës dhe gjyshes së saj të këndojnë së bashku, gjyshja i ka shkrirë të gjithë së qeshuri kur ka kërkuar që të këndojë vetëm shkruan xing.al.

"Të këndojmë bashkë? Këndoj dhe vetë, nuk është problem."- ka thënë ajo, duke i treguar të gjithëve talentin në muzikë, prej së cilës duket se Çiljeta e ka trashëguar. Për më tepër, ndiqni puntatën e mbrëmjes së sotme të 'Xing me Ermalin', në orën 21:40 në Tv Klan.
Shtuar më 03/11/2018, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori