Gjykata merr vendimin e radhës për Vali Corleone, a doli nga psikiatria?
Pas 30 ditësh qëndrimi në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, Gjykata Themelore në Gjilan ka ndërprerë qëndrimin e Vali Corleones ne këtë institut, duke i caktuar masën e detyrueshme të vizitave në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan.

Lajmin për KALLXO e bëri të ditur zyrtari për informim në Gjykatën Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Të pandehurit P.V. i është shqiptuar masa e detyrueshme psikiatrike në liri, në kohëzgjatje prej 6 muajve në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan”, tha Shkodra.

Kur prokuroria kishte kërkuar paraburgimin e Corleones më 7 mars, gjykata kishte refuzuar këtë kërkesë duke i caktuar masën e ekzaminimit në Institutin e Psikitarisë Forenzike në periudhë kohore prej 15 ditësh.

Këtë vendim gjykata e kishte arsyetuar duke u bazuar në mendimin dhe konstatimin e ekspertit Afrim Canaj.

Pas qëndrimit të parë prej 15 ditësh në atë Institut, Corleones përsëri i ishte vazhduar kjo masë edhe për 15 ditë të tjera.Corleone dyshohet se ka kryer veprën penale ngacmimi ndaj familjarëve të tij, kështu duke shkaktuar dhunë në familje.Prokuroria pretendon se nën kërcënimin e armës, Corleone kishte dëbuar prindërit e vet nga shtëpia.


Shtuar më 06/04/2018, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori