Gjurmë kokaine në spitalin ku do lindi Kate Middleton
Pas alarmit për gjurmë kokaine në spitalin ku do të lindë fëmija i dytë i princit William dhe bashkëshortes së tij, Kate Middleton, zëdhënësi i spitalit ka konfirmuar se po hetohet dhe se nuk ka nevojë për panik.

Kështu, pas alarmit të insekteve pak ditë më parë, Daily Mirror hedh dyshime për gjetjen e gjurmëve të kokainës në Saint Mary's hospital të Londrës, ku pritet të lindë pasardhësi i familjes mbretërore angleze.

Në lidhje me këtë çështje dhe për të shuar shumë zëra, zëdhënësi i spitalit ka thënë: “Po hetohet. Siguria e pacientëve dhe stafit është shumë serioze”. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2015, ora 17:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori