Gjithçka që nuk dinit për Xhenetin, merreni vesh tani
Më herët këtë javë Tv Klan përfundoi transmetimin premierë të “Xhenet”, një serial i cili mbante shikuesit mbërthyer para ekranit që prej muajit Tetor të vitit të kualuar.

Seriali përfundoi me një fund të lumtur, ku Xhenet (Almila Ada) dhe Selim (Berk Atan) kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në serinë e fundit.

Por kush është aktorja bukuroshe që luajti rolin e ndjeshëm të Xhenet në këtë seria.

Almila Ada ka lindur me 4 Gusht 1994 në Stamboll. Babai i saj është gazetar ndërsa e ëma mësuese dhe fashion designer. Ada është 174 cm e gjatë dhe peshon 46 kilogramë.

Para se të vazhdonte studimet Master në Londër, ajo u arsimua për balet në Konservatorin Shtetëror të Universitetit Mimar Sianan në Stamboll. Gjatë kohës që studioi në Britaninë e Madhe ajo ka pozuar për “IQ”, Vogue” dhe “Instyle”, por jeta e saj do të ndryshonte përfundimisht nga një takim rastësor në metronë e Londrës. Aty, bukuroshja turke u zbulua nga drejtori i një kasti produksioni teksa priste metronë. Ai po kërkonte një balerinë që të luante një sekuencë në filmin “Avangers”. Ada fitoi garën për të luajtur vitet e vogëlisë së aktores Scarlett Johansson dhe në vitin 2015 u paraqit në filmin “Avangers the age of Ultron” shkruan tvklan.

Kështu nisi edhe karriera e Ada si aktore, duke vazhduar më pas me shumë seriale në vendin e saj të lindjes, ku kulmoi me rolin e Xhenet, në serialin me të njëjtin emër, transmetuar edhe në Shqipëri nga Tv Klan.
Shtuar më 25/03/2019, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori