Ish-opinionisti i emisionit “Për’puthen” ka hedhur herë pas here pas largimit të tij thumba për
konkurrentët dhe ngjarjet e bujshme që kanë ndodhur këto ditë.
Meridiani ka shprehur mendimin e tij që
gjithçka ka qenë një lojë për përfitime personale, teksa tregon edhe shifrat me të cilat paguhen
konkurrentët e emisionit.
“Sipas tyre, kontrata që kishin firmosur ishte e frikshme dhe i bënë që të dilnin çifit. Por në fakt në kontratë nuk ka asnjë gjë që kanë thënë ata të dy. Kam marrë ofendime të shumta në “Instagram” pasi e quajta Tean si hithër, si e urtë, por që në të vërtetë dolën pritshmëritë e mia. Çdo gjë është e kurdisur nga Tea dhe Andi për të marrë vëmendje. Video e Teas është e hedhur në “Youtube”, për të marrë klikime. E kishte nisur pa kërkuar falje. Tani është shikueshmëria më e madhe, njerëzit janë shumë kurioz të dinë si është e vërteta”, tha Meridian Ramçaj.
Opinionisti zbulon se ata marrin shuma marramendëse nga reklamat që bizneset u ofrojnë.
“Marrin 300-400
euro për një story, 600
euro për një postim, varet nga postimi. Gjithashtu marrin 10 mijë
euro për një giveaway”, tha Ramçaj.
Ai veçoi Tean, duke treguar se ajo fiton 15 mijë
euro dhe u shpreh se ish-konkurrentja e bën
gjithçka për vëmendje dhe para.
Shtuar më 04/02/2021,
ora 12:55