Gjithçka gati për “Grammy Awards”, yjet premtojnë spektakël
Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve kryesore në industrinë e muzikës, “Grammy Awards”, do ta sjellë një laramani të yjeve në skenën e vendosur në sheshin “Madison Square Garden” më 28 janar.

Artistë të tillë si Sting, reperi Kendrick Lamar dhe rok bendi U2, janë lajmëruar si pjesë e performuesve të kësaj mbrëmjeje glamuroze, që sivjet e shënon edicionin e 60-të të organizimit.

Pop ylli Lady Gaga poashtu është lajmëruar se do ta performoj një këngë nga albumi i saj i fundit “Joanne”, Miley Cyrus dhe Elton John do të performojnë së bashku në skenë, poashtu Bruno Mars dhe Cardi B. Emmylou Harris dhe Chris Stapleton, Luis Fonsi dhe Daddy Yankee të cilët në skenë do të shoqërohen nga edhe nga Zuleyka Rivera, Pink, Kesha dhe Sam Smith, artistja Britanike SZA, dhe grupi i muzikës country “Little Big Town” poashtu do ta hijeshojnë këtë skenë.

Edhe pop ylli i njohur botëror Rihanna do të performojë në mbrëmjen e 28 janarit, bashkë me Bryson Tiller dhe DJ Khaled, të cilët do ta sjellin një performancë live të hitit të tyre “Wild Thoughts”, transmeton emisioni Express në KTV.

Ndërkaq në mesin e artistëve të cilët do të ndajnë çmime për fituesit në skenë janë: Tony Bennett, Kelly Clarkson, Eve, Nick Jonas, Alicia Keys, John Legend, Hailee Steinfeld and Donnie Wahlberg, Dave Chappelle, Jim Gaffigan, Sarah Silverman, Trevor Noah, Katie Holmes, Anna Kendrick etj

Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve Grammy, do të udhëhiqet nga prezantuesi i njohur Britanik, James Corde.
Shtuar më 27/01/2018, ora 11:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori