"Gjithçka brenda një viti e gjysmë", Tayna shfaqet e lodhur në maksimum (VIDEO)
Ajo ka publikuar disa hite të paharrueshme këtë verë, por nëse doni të dini se çfarë fshihet vërtet pas këtij suksesi, atëherë po lexoni artikullin e duhur!

Tayna ka treguar përmes një videoje në Instagram, sesi është të punosh 24 orë pa pushim me përgatitjen e klipeve dhe koncerteve.

Reperja shihet e ulur duke pushuar pak ndërkohë që xhiron klipin “Pasite”. Ajo shprehet se pavarësisht liodhjes, në fund, kur kupton që njerëzit janë kënaqur me punën tënde, ia vlen gjithçka.

“24h,4 shfaqje edhe dy klipe që vazhduan 4 ditë💃🏻 po n’fund ia vlen gjithçka kur mundohesh m’i argëtu njerëzit që të duan edhe merr lëvdata. Jam shuma e lumtur edhe krenare par krejt🥰 E nisa nga të bërit e një cover-i dhe tani jemi këtu, (gjithçka brenda një viti e gjysmë) @tavnikcity @lyricalson faleminderit! 👑We’re killing it🌶”.

Dje Tayna publikoi bashkëpunimin me Lyrical Son dhe MC Kresha, të cilët e kanë bërë edhe më të bukur këngën ritmike të titulluar “Pasite”.

Shtuar më 06/08/2019, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori