VIDEO/ Të rinjtë e FRPD presin Ramën me protestë para televizionit Klan

Të rinjtë e Formumit Rinor Rinor të Partisë Demokratike janë mbledhur para hyrjes së televizionit Klan dhe po presin mbërritjen e kryeminsitrit Rama.

Ky i fundit është i ftuar në emisionin “Opinion” në orën 21:00.

Të rinjtë me pankarta në duar po presin mbërritjen e tij. Siç shihet dhe në video forcat policore ndodhen gjithashtu para televizionit.

Kryeministri kishte lajmëruar më herët që do të shkonte në emision dhe  pikërisht për këtë, të rinjtë e FRPD-së kanë organizuar një protestë jashtë ambienteve të Klan.

Kujtojmë se ditën e sotme kryeminsitri Rama nuk ishte i pransishëm në se seancën parlamentare. Ai shkoi rreth orës 15:00 në Kuvend por nuk preferoi të fliste apo t’i kundërpërgjigjej opozitës./Albeu.com./


Shtuar 16.02.2023 20:55