Gjiko, Elita dhe Zëri na prezantojnë kartolinën më të ëmbël të fundvitit (VIDEO)
Për festat e fundvitit, çifti shumë i dashur për publikun Gjiko dhe Elita kanë zgjedhur të realizojnë një video të veçantë së bashku me djalin e tyre, Zërin.

Ata shfaqen të tre së bashku duke luajtur pranë pemës së Krishtlindjeve e të veshur ngrohtë. Elita i ka kushtuar edhe një dedikim emocionues Gjikos dhe Zërit krah kësaj videoje.

"Zot faleminderit per Gjikon dhe Zerin tim qe jane jeta ime, ata te cilet sigurohen qe cdo cep i zemres time te mbushet plot dashuri aq shume sa te me buzqesh dhe shpirti nga lumturia. Te dua burri im qe ndonjehere per te me bere qefin del edhe jasht kornizave tua dhe te dua Zeri im qe na dha kuptimin e jetes. Je bota e nanes dhe babit", shkruan Elita dhe më pas falenderon Rezarta Shkurtën për videon dhe bashkëpunëtorët e saj për pamjen, Sellmën dhe Kacin.

Shtuar më 05/12/2019, ora 16:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori